“Më lejoni të përgëzoj policinë dhe prokurorinë që para dy ditësh, goditi në Shkodër një prej bandave më të rrezikshme që operonte prej 20 vitesh në qytetin tim të lindjes” me këto pak fjalë, zv.kryeministrja Senida Mesi ka përshëndetur aksionin e policisë dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në goditjen e bandës së Bajrave.
Pa ia përmendur emrin, pa u mburrur gjatë me stilin e Rilindjes dhe pa e zgjatur më shumë për këtë temë, reagimi i Senida Mesit vjen pas atij të ministrit Ditmir Bushati, i cili më shumë se ka përgëzuar policinë, iu përgjigj opozitës që e akuzon për përdorimin e këtij grupi në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017 në Shkodër.