Banesa e një biznesmeni në Korçë ka rënë pre e grabitjes këtë të hënë. Mësohet se persona ende të paidentifikuar nga policia kanë hyrë në banesën e biznesmenit N.Koço gjatë paradites dhe kanë marrë sende me vlerë.
Ne momentin e grabitjes, në banesën që ndodhet në lagjen 4 të qytetit nuk ka pasur njeri. Nga kjo, duket se kanë përfituar dhe keqbërësit duke kryer goditjen.
Policia, qe ka filluar hetimet për ngjarjen, bën me dije se janë grabitur disa bizhuteri. Dyshimet e grupit hetimor janë se grabitja ka qenë e mirëplanifikuar nga keqbërësit./panorama/