Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr. Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Policia ka bërë evakuimin e menjëherehëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi Lulëzim Canaj, rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri. Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.