Forcat “Shqiponja”, me në krye komandatin Ardian Çuli, kanë realizuar sot kontrolle në rrugët e qytetit të Shkodrës. Një nga postblloqet është vendosur në sheshin “2 Prilli”, me qarkullimin ndoshta më të dendur të mjeteve. Në fokur të kontrolleve kanë qenë makinat luksoze, të cilat janë kontrolluar për dokumentacion, por njëkohësisht për xhamat e zinj. Aksione të tilla konsiderohen rutinë nga “Shqiponjat”, edhe pse aktualisht po zhvillohen në disa qytete të vendit paralelisht.