Këshilltari i Mendimi Djathtë Liberal në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Mustaf Lici i ka kthyer përgjigje gazetarit Artan Hoxha ndaj akuzave të këtij të fundit në adresë të familjes Lici. Mustaf Lici deklaron se gazetari Hoxha kërkon të rrisë fëmijët me “lekë harami”, me lekët e krimi. Lici shprehet se familja e tij ka marrëdhënieve të shkëlqyera me 6 të vrarët në Shkodër.
Lici i ben thirrje prokurorisë që të zbardh tabulatet e gazetarit Hoxha dhe së një dite ky person qe jeton me paratë e krimit do të dënohet. Lici tha se përmes kësaj deklarate kërkon t’i ktheje përgjigje gazetarit Hoxha i cili çdo dite akuzon familjen Lici. Më poshtë deklarata e Mustafë Licit dhënë për mediat.