Djali i regjisorit Roland Roshi, Ardit Roshi ka përlotur me statusin e tij të fundit për humbjen e të atit. Arditi ka shkruar se ky është statusi më i rëndë i jetës së tij, duke e mbyllur shkrimin në pak rreshta pasi nuk mund të shkruante më.
“Ky eshte statusi me i rende i jetes sime! Babai im, miku im, njeriu me i mire ne bote, sot nderroi jete! Homazhet per Prof. Roland Roshin behen neser ne oren 12:00 ne RTSH! Percjellja per ne banesen e fundit ne oren 14:00 ne Sharre.. Do te doja te shkruja me shume por nuk mundem”, ka shkruar djali i regjisorit.
Lajmin e hidhur për vdekjen e Roshit e ka dhënë vetë Radio Televizioni Shqiptar, sipas të cilit, regjisori është ndarë nga jeta sot pasdite në krye të detyrës, përpara një edicioni informativ në televizionin publik.
Regjisori është dërguar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të jetojë.