Gazetari që bëri intervistën me ish-nënkomisar Emiljan Nuhu, që do arrestonte djalin e deputetit të PS-së, Rraja, pas kallëzimit të bërë nga ish e dashura e djalit të tij për përdhunim, shkruan sot se ka marrë kërcënime me jetë. Në një postim në faqen e tij në facebook, Basir Çollaku shkruan se është telefonuar në redaksi nga një person që i ka thënë; do tju vrasim, do t’ju fshijmë.
Kanosja ne tv Shijak
“Do tju vrasim do tju fshijme. “Kanosje ne redaksine e Shijak tv. Sapo Televizioni Shijak transmetoi pjesen e pare te intervistes se nenkomisar Emiljano Nuhut, qe denonconte kansojen ne zyre ndaj tij te djalit te deputetit Rrahman Raja, ne prani te deputetit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Artur Bushi, banda e trazuar nisi nga kercenimet. Nje telefonate vjen ne numrin fiks te redaksise dhe thote:
do tju vrasim, do tju fshijme
Ky eshtr mesazhi mafioz i ardhur ne redaksi. Prokuroria nese eshte vullnetdashese ne zbatim.te ligjit mund te hulumtoje dhe gjeje telefonuesin e bandes kriminale. Ne do te vazhdojme te permbushim misionin tone te fjales se lire.