Merren ne pyetje ne prokurorine e Fushë Krujës, nena dhe motra e Xhisela Maloku, vajza qe denoncoi per perdhunim, perndjekje dhe dhune djalin e deputetit te PS-se, Rrahman Rraja.
Ne deponimin e saj, ne kohen qe ka bere kallezimin per te riun, Rexhep Rraja, vajza ka treguar gjithe sa ka ndodhur, nderkohe qe ish i dashuri e ka marre me dhune nga banesa, i ka vene pistoleten ne bark dhe e ka detyruar te shkoje me te ne hotel. Atje, ajo ka treguar se eshte dhunuar, eshte djegur me cigare dhe i ka rene te fiket.
Nderkohe, ish-punonjësi i Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, i cili mori kallezimin e vajzes, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.
Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhisela Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisari Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.
Personi që i ka vënë pistoletën në kokë, sipas tij, ka qenë vëllai i deputetit Rraja, ndërsa në atë kohë kanë ndërhyrë Taulant Balla dhe Artur Bushi.