Në rrethana akoma të pasqaruara, një 68- vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Lajmi është bërë publik nga Policia e Shkodrës, e cila në komunkatën e saj saktëson se 68- vjeçari nga Oblika është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Nga ana e saj, policia njofton se po punon për përcaktimin e shkaqejeve të vdekjes, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Gjykatës.
“Më datë 27.09.2018, në fshatin Oblikë, në kasollen e bagëtive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur me litar, shtetasi B. Q., vjeç 68. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.