Një javë më parë u ndërpre për mungesë kuorumi por do të vazhdojë të martën që vjen. Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër Xhemal Bushati, ka njoftuar këshilltarët por edhe mediat lidhur me vazhdimin e mbledhjes së zakonshme të parlamentit të qytetit. Ajo do të zhvillohet me 2 tetor 2018, në orën 16.30.
Mbledhja e Keshillit Bashkiak të Shkodrës një javë më parë dështoi. Shkak u bë mungesa e kuorumit. Fillimisht, mbledhja ka nisur rregullisht dhe u miratuan dy pikat e para të rendit të ditës. Me pas, disa këshilltarë kanë lënë sallën dhe kryetari i KB Shkodër Xhemal Bushati u ka kërkuar kryetarëve të grupeve politike të thërrasin në sallë këshilltarët e tyre.
Pas një pritje mbi 30 minuta, kryetari Bushati në konsultim me kryetarët e grupeve politike tëPD, PS dhe LSI, vendosi që mbledhja të nderpritej për të vijuar në një datë tjetër që do tu bëhej e njohur këshilltarëve nga Sekretaria e KB Shkodër. Vazhdimi, duke shpresuar të mos ketë probleme me kuorumin, do të jetë të martën, 2 tetor 2018, ora 16.30. Më poshtë edhe rendi i ditës i mbledhjes.