Një 40-vjecar në Shkodër ka shpëtuar mrekullisht, pasi ka rënë në një pus rreth 35- 40 metra të thellë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Grudë të Re, teksa 40-vjecari Sokol Lulashi ka rënë në një pus afër shtëpisë së tij.
40-vjecari u shpëtua nga efektivët e shërbimit zjarrfikës. Ai është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka pësuar lëndime kur ka rënë brenda.