DASHI
Marsi do jetë i pozicionuar mirë në qiellin tuaj të dashurisë. Dita do jetë plot ngjyra dhe mjaft e ngrohtë. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji në mënyrë që të mos keni probleme më vonë.
DEMI
Ditë jo shumë e favorshme kjo e sotmja për dashurinë. Nëse i hidhni sytë diku tjetër do keni mjaft probleme dhe debate me partnerin. Bëni kujdes. Në planin financiar situata do jetë shumë e mirë. Mundohuni të hiqni disa lek mënjanë që tani.
BINJAKET
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë sot. Secili prej jush do mendojë për veten dhe kjo do bëjë që bashkëpunimi ndërmjet jush të mos vazhdojë. Në planin financiar do jetë ditë me fat dhe do e përmirësoni situatën.
GAFORRJA
Në jetën në çift do keni mjaft kontradikta sot. Partneri nuk do e pranojë aspak kokëfortësinë tuaj dhe do kërkojë të bëjë ashtu si do vetë. Për planin financiar do jetë një ditë me fat. Mund të kryeni të gjitha transaksionet që keni menduar.
LUANI
Jeta në çift do jetë e mirë. Komunikimi me partnerin nuk do shuhet në asnjë moment dhe kjo do e përforcojë lidhjen tuaj. Shprehini edhe dëshirat e zjarrta që keni. Në planin financiar situata do jetë pak e ndërlikuar.
VIRGJERESHA
Qielli i dashurisë do jetë i trazuar gjatë kësaj dite. Nuk do keni të njëjtin mendim me partnerin lidhur me një çështje të rëndësishme dhe kjo mund të krijojë probleme. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek në xhep.
PESHORJA
Ata që janë në një lidhje do mbajnë më tepër përgjegjësi për veprimet që do bëjnë. Mirë do ishte të mos thurnit gënjeshtra por të tregoheni sa më të sinqertë me partnerin. Financat nuk do jenë të qëndrueshme. Kujdes me shpenzimet.
AKREPI
Asnjë planet nuk do influencojë sot jetën tuaj në çift. Në përgjithësi ajo do jetë e qëndrueshme dhe komunikimi nuk do shuhet për asnjë moment. Në planin financiar duhet të filloni të bëni pak ekonomi.
SHIGJETARI
Një pjesë e çifteve që kohët e fundit kanë pasur mosmarrëveshje dhe zënka të shumta ka mundësi t’i japin fund lidhjes së krijuar dhe të vazhdojnë jetën secili për veten e vet. Ju do mund të blini edhe disa objekte me vlerë që kishit menduar.
BRICJAPI
Mundohuni me sa të keni mundësi të ruani një klimë harmonike në jetën tuaj në çift sot. Ndonjëherë do iu duhet të bëni edhe lëshime të vogla në mënyrë që gjërat të shkojnë mirë. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni shumë dhe as të bëni plane për të ardhmen.
UJORI
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Do e keni të vështirë të merreni vesh me atë që keni në krah dhe kjo do sjellë kontradikta të njëpasnjëshme. Në planin financiar më në fund do të vendoset ekuilibri.
PESHQIT
Ata që janë në një lidhje do mendojnë ta çojnë edhe më tej atë. Kënaqësitë dhe emocionet që do përjetoni do jenë të mëdha. Situata financiare do fillojë të përmirësohet ndjeshëm.