U bë e famshme kur ishte kryetare e FRESSH me statuset që i’a keqkuptuam, por Joleza Koka ka guxim edhe sot. Në është e qartë nëse vazhdon të militojë në PS, por është e vetmja socialiste që del në krah të Xhisielës, vajzës që është dhunuar nga djali i një deputeti socialist. Opinionin e saj, Joleza e ka shprehur publikisht në rrjete sociale, edhe pse është kujdesur të mos përmendë emra shqiptarësh, por vetëm të një amerikani që e përdor për analogjinë e saj me dy raste. Joleza shkruan në postimin e saj:
“Ka ndodhur 35 vjet më parë! Ka bërë një padrejtësi kur ishte adoleshent e megjithatë sot shteti amerikan është ngritur në këmbë në kërkim të së vërtetës. Emri i kandidatit për gjykatën e lartë në USA, Brett Kavanaugh është në të gjitha mediat ndërkombëtare. E gjithashtu politikanë, gazetarë, aktivistë, e gjithë bota është duke shprehur solidaritet dhe përgëzon guximin dhe kurajon e zonjës Ford e cila e ka denoncuar.
Në po të njëjtën ditë në vendin tonë, publikohet ekspertiza mjekoligjore, janë gjurmët e dhunimit akoma mbi trupin e një vajze që ska bër asnjë faj dhe askush nuk ka guxim ti afrohet çunit të babit.”. /ShkodraWeb/