Kryeministri Edi Rama, teksa ka dhënë qëndrimin e tij për rastin e Xhisela malokut, e cila ka denoncuar për dhunë e tortura djalin e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, është pozicionuar qartë në mbrojtje të deputetit Taulant Balla, akuzat për të cilin i quajti “qenëri e neveritshme”.
“Sot është kthyer bota përmbys, pasi i takon akuzuesve të provojnë akuzat i takon atyre që të tregojnë nëse janë përfshirë apo jo deputetë të PS në këtë cështje, unë thjesht e vetëm pres përfundimin e hetimit, duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë edhe me indiferencë ndaj personit të tij, për arsye qoftë edhe tregtare për audience, si një qenëri të neveritshme, kjo është ajo që i bëhet sot Taulant Ballës”- tha Rama.
Për ish nënkomisar Nuhun
Kryeministri Rama nuk ka lene pa prekur edhe ish nenkomisarin qe tashme ndodhet jashte vendit, i cili beri intervisten pasi ishte penguar dhe kanosur nga deputeti Balla dhe kreu i bashkise, Bushi.
“Një horr që u kthye në hero në vend që të dënohej publikisht nga të gjithë si nje person qe braktisi detyrën, sabotoi hetimin dhe përdori rastin për të marrë azil, nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”- tha Rama.