Situatë paniku ne Fushë-Arrëz, pasi disa vatra zjarresh po dalin jashte kontrollit dhe po i afrohen banesave. Alarmin e ka dhene nenkryetari i Bashkise, Ndue Doda, i cili ka bere thirrje per nderhyrje dhe ndihme edhe nga ajri per stabilizimin e situates. Ndue Doda, ka theksuar se duhet ndihme nga ajri, per shkak te pamundesise se nderhyrjes nga terreni i veshtire, nderkohe qe flaket po favorizohen edhe nga era.
Mesohet se zjarri ka përshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, ka thene ai për “BalkanWeb”.
Pas apelit, MM ben me dije se “Prej disa minutash helikopteri Cougar i Forces se Armatosur eshte ne operacion per shuarjen e zjarrit ne Fushe Arrez”. Përveç Helikopterit ne operacion ne Fushe Arrez prej oresh jane angazhuar edhe dhjetra efektiveve te repartit ushtarak te Vaut te Dejes.