Gjatë një deklarate ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama e ka quajtur oficerin që denoncoi skandalin në Fushë-Krujë, një horr që u kthye në hero. Por si kundërpërgjigje e deklaratës së Ramës, Shijak TV ka publikuar certifikatat e dhëna nga ndërkombëtarët për Nuhun, si agjent i infiltruar. Oficerit tashmë të larguar jashtë vendit, i është dhënë certifikatë nga Pameca IV në trajnimin me temë “Drejtuesit e agjentëve të infiltruar” në 2015, si dhe në 2013 nga Departamenti i Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, OSBE, dhe nga Ministria e Brendshme.
Kujtojmë se oficeri Emiljano Nuhu ka denoncuar se i është vendosur pistoleta në kokë në zyrë, në Komisariatin e Fushë-Krujës, dhe në atë moment aty ka qenë prezent dhe Taulant Balla.