Është marrë në mbrojtje, paraditen e sotme, Xhisiela Maloku. Policia e Shtetit ka vendosur ta marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen. Xhisiela Maloku, ka konfirmuar vendimin për t’u marrë në mbrojtje nga policia e Shtetit. Ajo ka thënë se është marrë në mbrojtje pa kërkesën e saj, dhe ka theksuar se nuk ka nevojë për mbrojtje.
“Jam marrë në mbrojtje pa kërkesën time. Nuk kam nevojë për mbrojtje.”-ka thënë Xhisiela Maloku për Report Tv.