Xhisiela Maloku tregoi në një intervistë për Open me gazetaren Eni Vasili se si është njohur me Rexhep Rrajën.
“Rexhepin e kam njohur në gjimnaz, ishim në klasa paralele. Aty jemi lidhur, kur ishim 17 vjeç, në vitin 2012. Deri në 2017 kam qenë e lidhur me të. Kanë qenë 5 vite me lidhje normale, jam ndjerë mirë përderisa ka zgjatur kaq shumë. Kurrë nuk ka kaluar në dhunë fizike të patolerueshme, dhunë verbale”, tregon Xhisiela.
Vajza tregon se “ndarja erdhi pa kuptim”.
“Kishim 3 muaj që nuk binim dakord, gjërat u ftohën dhe Rexhepi kërkoi që të ndaheshim. Nuk e besoja dot që ndodhi. Jemi takuar sërish pas ndarjes, për t’u sqaruar. Takimi i fundit ka qenë në komisariat”, shprehet Xhisiela.
“Ndarja erdhi… kishim tre muaj që grindeshim, nuk ishim dakord me njëri-tjetrin. Ai tha se donte të ndaheshim sepse kishte shumë gjëra që nuk na bashkonin.
Jemi takuar shpesh edhe pas ndarjes së parë, takoheshim për t’u sqaruar pse ishim ndarë. Takimi i fundit ka qenë kur jemi parë në komisariat, në 21 korrik.”, thote ajo.
Pjesë nga intervista
Pse shkuat?
Sepse unë e kisha denoncuar… ndodhi një konflikt mes nesh, unë isha mërzitur shumë, mërzitje psikologjike… më ka marrë në telefon. Jo nuk është ushtruar dhunë, kemi pasur konflikt verbal jo fizik. Një shuplakë është një gjë shumë e lehtë, dhe jo ato që thuhen në media.
Dëshmia që është publikuar nuk është e imja, është e rreme, ajo që kam bërë unë është në prokurori. Atë e ka nxjerrë Emilajno. Në hotel shkova me ftesë të atij. U zumë, zënka normale, vetëm një shuplakë më ka dhënë,.
Në dëshmi thoni se jeni dhunuar me pistoletë, jeni djegur me cigare…
Kjo nuk është e vërtetë.
Pse e ke kallëzuar ketë gjë
Nga xhelozia, nga inati që kisha ndaj Rexhepit. Shenjat i kam nga një aksident që kam bërë në Patos…