Një deklaratë politike ka zgjedhur të bëjë pasi doli nga Gjykata e Krujës ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg, Rexhep Rraja djali i deputetit të Partisë Socialiste. Me sa duket Rraja mendon që situata ku ai ndodhet ka ardhur si pasojë e politizimit të çështjes.
“Lulzim Basha ta provojë në votime”, tha Rexhep Rraja, i cili u la në burg nga gjykata për çëeshtjen “Xhisiela”. Sipas gjasave, një deklaratë e tillë është e destinuar të nxisë edhe më shumë polemikat në klasën politike për çështjen që është kryetemë prej disa ditësh tashmë.