Një valë gjobash që kulmoi në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, në fazën e parë të aksionit anti-informalitet, që u karakterizua nga agresivitet i lartë i tatimorëve, kanë rezultuar fatale për shumë biznese, duke i detyruar të mbyllen. Vetëm në qytetin e Shkodrës janë mbyllur rreth 120 biznese të vogla për shkak të politikave agresive të qeverisë. Këtë e pohon Kreu i Bashkimit të Sindikatave për Qarkun e Shkodrës Albert Tuka.
Kryesindikalisti Tuka thotë se është duke u marrë firmat përfaqësuesve të bizneseve dhe të qytetarëve për të rifilluar protestat në mbrojtje të biznesit të vogël dhe të asaj ekonomike e sociale që po kalon vendi. Rënia e fuqisë blerëse, papunësia dhe varfëria ka falimentuar qindra biznese në metropolin verior, një pjesë e të cilave shkruhet leshohen me qera.
Shpenzime fikse të larta, taksa të larta, rënie e fuqisë blerëse dhe konkurrenca e forte kanë krijuar një klimë jo favorizuese për biznesin vitet e fundit./StarPlus TV/