Ka ndërruar jetë i riu që i preku të gjithë me historinë e tij, Fatlind Buçaj. Ka qenë motra e tij e cila pak kohë më parë, në Facebook kërkoi ndihmë për të vëllanë, pasi ishte në rrezik për jetën për shkak të një tumori agresiv në kokë. Të gjithë u solidarizuan për t’i ardhur në ndihmë djalit të ri nga Tropoja, por për fat të keq ai nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes. Motra e tij ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme, ai u largua, ndërsa sot kishte ditën e tij të lindjes.
“Me duart që m’dridhen e zemrën e thyer ju njoftoj që Fatlind Buçaj na la.Edhe 3 ore pritshim të bëje 20 vjeç por tashi në vend të ditëlindjes do festojmë përvjetorin e vdekjes! S’i them Zotit më forco sepse s’do ja arrije dot përderisa nuk ma la afër vetes at’ dritë sysh…Ti jeton akoma për mua, nuk ke vdek jo o jeta motrës!”, ka shkruar ajo në Facebook.