Analisti Kastriot Myftaraj, së fundmi moderator, në emisionin e tij “Ju flet Moska” ka komentuar rastin e 25 vjeçares Xhisiela Maloku, e cila është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja. Sipas Myftarajt, rasti i 25 vjeçares kërkon ndërhyrjen e Amabasadës amerikane, sepse ata që e kanë dhunuar, sipas tij kanë arrogancën e lishencës amerikan, prandaj Amerika duhet të ndërhyjë për të mbrojtur fytyrën e saj.
“Rasti “Xhisiela” kërkon ndërhyrje të ambasadës amerikane. Mafia ngazëllehet me atë që arriti, por nuk kupton që ka bërë të kundërtën e saj. Xhisiela që mohonte dhe thoshte se i ka bërë për shaka është në tërë qëndrimin e saj një akuzë shumë më e rëndë, sepse tregon se çfarë presionesh i janë bërë për të mbajtur këtë qëndrim.
Këta njerëz që sillen kështu kanë arrogancën e lishencës amerikane. Ata nuk mërziten të pastrojnë fytyrën e tyre. Por SHBA kanë një fytyrë globale. Pra dua të them që Amerika duhet të ndërhyjë për të mbrojtur fytyrën e saj dhe indirekt për të na shpëtuar ne”, ka thënë Kastriot Myftaraj.