Anita Lleshi është një nga 7 personat që u arrestua në kuadër të operacionit të koduar ‘Balerina’ në Shkodër, ku u godit një “folezë” prostitucioni, siç deklaroi edhe prokuroria në atë kohë, para rreth një viti. E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ vajza e re ka hedhur poshtë akuzat e prokurorisë se shfrytëzohej për prostitucion nga Rinard (Frederik) Tota, të cilin cilësoi si “i forti” i Shkodrës, ky i fundit ende në burg. Anita tregon se bëri 8 muaj e gjysmë burg për një vepër penale që nuk kishte lidhje me të. Ajo tha se një nga policët e kishte goditur me shkelma.
“Unë nuk jam nga Shkodra, por nga Burreli. Jetoj në Tiranë. Isha në Shkodër dhe për një moment mendoj që të futem në një lokal. Kur pashëbar/restorant, mendova të futem. Nuk njihja njeri aty. Hyrja në lokal, porosita një makiato. Aty më vjen një shoku im, tiranas, u ul me mua. Në moment vijnë tre meshkuj, civila, në mënyrë barbare, dhe kërkonin persona. Më pyetën, unë si njihja. I jap telefona, më morën çantën. Në xhep kam pasur një 5 mijë lekshe. Kisha shkuar atë ditë për qejf, e vetme. Hëngra diçka, një pjatë makarona, dhe më pas kërkova një makiato. Në lokal kam qen unë, njëra vajzë që ka qenë jashtë, kishim qen përballë ulur me njëra-tjetrën. Më pas erdhi policia, ju kam thënë vetëm një fjalë goje; me çfarë të drejte vjen shteti dhe kontrollon. Mua më ka ardhur një shkelm, por se di se si shpëtuar ashtu. Se di se çfarë është thënë, por unë skam lidhje me shfrytëzim prostitucioni dhe as me Rinard Tatën. Kam punuar në rrobaqepësi. Isha duke pirë makiato dhe më kanë dhunuar barbarisht. Kastriot Mustën se njoh hiç. Skam pasur kurrë marrëdhënie. E njoh për bashkëshortin e Albana Mustës. Gruan e tij e njihja pak, jo me e konsideruar mike. Klientët e lokalit s’i njihja”, tha Anita, shkruan “BalkanWeb”.