Gruaja qe ka çuar sot ne komisariatin e Gjirokastres avokaten Eni Çobani, pasi e ka akuzuar per kercenim, nuk eshte nje emer i panjohur. Ajo quhet Rudina Islamaj dhe eshte gruaja qe kohe me pare, denoncoi në emisionin investigativ “STOP”, permes nje audiopergjimi, kryetarin e gjykatës së Gjirokastër, Guximtar Boçi, i cili kërkon favore seksuale, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.
Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.