Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasin R.T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F.J., si dhe eshte perplasur lehte autobuzi me targa AA081TR me drejtues shtetasin G.B.
Si pasojë e perplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R.T, i cili është në gjendje të rëndë për jeten, ndërsa F.J, jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga autobuzi s’ka asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.