Nje dite pas celjes se aplikimeve per Lotariane Amerikane, ambasada e SHBA ne Tirane ka bere publike videon me gjithe udhezimet dhe hapat qe duhet te ndiqen per gjithe shqiptaret e interesuar.
“Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Lexo me kujdes rregullat perpara se te aplikosh”- terheq vemendjen ambasada.
Regjistrimi elektronik për lotarinë nisi dje dhe do te mbyllet më 6 nëntor 2018, në oren 18:00.
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.