Para disa minutave është njoftuar për shpërthimin e një zjarri të fuqishëm në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Sipas njoftimeve nga vendngjarja, zjarri është shfaqur në Juban të Gurit të Zi. Mësohet se fillimisht, sapo ka marrë njoftimin, është nisur drejt vendngjarjes një mjet zjarrëfikës. Duke bërë vlerësimin e situatës lidhur me përmasat e zjarrit, pak minuta më vonë sëhtë nisur edhe një mjet tjetër. Deri në këto momente, nuk ka lajme për rrezik të banesave, pronave të paluajtshme apo jetëve njerëzore.
Në këtë periudhë MZSH Shkodër, është përballur me një situatë të pazaakontë zjarresh. Në ditë të veçanta, ka patur afërsisht 20 vatra zjarri në territorin e Bashkisë Shkodër, fatmirësisht deri më tani, pa pasoja. Prej ditësh diskutohet për zjarrvënie të qëllimshme, teksa në disa raste ka patur edhe të proceduar.