Pas Petrit Vasilit, ka reaguar edhe numri2 i PD-së Edmond Spaho, të cilët kryeministri Rama i quajti gjysmagjelë, ndërsa mësoi se e kishin kallëzuar në Prokurori. Në një postim në Facebook, Spaho shkruan: “Sot denoncuam ne Prokurori gjelin e rrjepur te krimit te organizuar ne Shqipëri për kanosje për shkak të detyrës; Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe Kanosja për të mos kallëzuar, te ushtruara ndaj Nenkomisarit Emiljano Nuhu.
I paska mbushur poturet e Haxhi Qamilit megjithëse Prokurorinë e ka si paradhome te Rilindjes. Po presim te na tregosh analizat e zërit te Gonës. I dërgoj Inglizi apo jo? Apo do i dërgoje kur te çelë gjethi?”.