Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se Edi Rama gënjen për të mbrojtur krimin e Taulant Ballës në policinë e Fushë Krujës. Ai publikon një video në Facebook, në një pjesë së të cilës transmetohet një deklaratë që bëri një ditë më parë Rama në një studio televizive.
“Taulant Basha e nxori vetë këtë gjë, doli vetë në media dhe lexoi letrën e atij”, u shpreh kreu i qeverisë duke iu referuar letrës së Emiljano Nuhut, dërguar Drejtorit të Policisë së Shtetit, ku i shpjegonte ‘rastin Xhisiela’ dhe se si ishte kërcënuar në stacionin policor të Fushë-Krujës nga eksponentë të lartë të PS-së.
“Pasi u publikua intervista e tij”, pyetet Rama.
“Si mo pasi u publikua, e dini ju kronologjinë e ngjarjes apo jo”, përgjigjet kryeministri.
Më tej, në videon e publikuar nga Basha, lexohet se intervista e Nuhur u transmetua në orën 13:46, ndërsa Balla doli në deklaratë për mediat më 15:06.
“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mashtron për të mbrojtur pushtetin e tij të lidhur me krimin. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë”, mbyllet video.