Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video mesazh në faqen e tij të Facebook, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset. Sipas Bashës, Edi Rama e ka gjithë vëmendjen te tek krimi dhe oligarkët.
“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”,- thuhet në video mesazh.
Sipas të dhënave të publikuara nga Lulzim Basha, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.
“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”, thuhet në video mesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.
Krahasimi me vitin e kaluar tregon se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar. Nga 6969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, këtë vit për 9 muaj rezultojnë të mbyllur 11 292 biznese. Kreu i opozitës jep mesazhin se sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.