Ironike ka qenë përgjigja e kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen ‘Babalja’. Pasi ky i fundit përgëzoi prokurorinë për arrestimin e Albert Veliut, i njohur si ‘Babalja’ apo dëshmitari X, Rama tha se shpreson që arrestimi i aktorëve të ‘Babale 1’ të jetë fillimi dhe jo fundi i drejtësisë. Ndërkohë, Paloka përmes një postimi në ‘Facebook’ tha me ironi se PPP-ve të Ramës i mbetet të gjejnë armët e PD të fshehura në altarët e kishave.
“Tani PPP se Ramës i mbetet te gjej dhe armët qe PD ka fshehur ne altaret e kishave…pastaj dhe bombën ne ambasadën jugosllave dhe mbyllet cikli”, shkruan Paloka.