Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: Më datë 11.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë në bazë të informacioneve policore, dhe monitorimit nga ajri, në fshatin Kir, në vendin e quajtur Plavra, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Gjithashtu në lagjen Likaj fshati Bruçaj, në vendin e quajtur “Poshtë shkëmbit të majës Mgullës”, Njësia Administrative Pult, Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan me anë të djegies, gjithsejt 108 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa fidanë. Për këto raste u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
F. Sh. 29 vjeç, banues në fshatin Kir Shkodër,
R. K. 59 vjeç, banues në fshatin Bruçaj Shkodër,
Materialet hetimore iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. /ShkodraWeb/