Kryeministri Edi Rama ësthë rikthyer sërish në shtëpinë e Niko Ahemtit në fshatin Vajzë në Vlorë, të cilën e vizitoi pak javë më parë dhe i premtoi që do ta ndihmonte. Rama duke parë gjendjen e rëndë ekonomike u shpreh se do t’i rindërtonte shtëpinë, do t’i mundësonte që të kishte energji elektrike në shtëpi, gjithashtu u tha fëmijëve të Niko Ahmetit se do u plotësonte dëshirën për të vazhduar një shkollë profesionale.
Sot, pak javë pas vizitës së parë, Rama ka treguar se këto premtime i ka mbajtur, pasi shtëpia po ndërtohet dhe fëmijët kanë po studiojnë në shkollën që dëshironin.