Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një videoje ka treguar, atë që sipas tij është vjedhja e parave të shqiptarëve. Në videon e publikuar nga Lulzim Basha, abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë; 753 milionë euro kanë shkuar pēr fasada dhe luks; 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.
Më tej Basha rendit 5 prej formave që i quan si abuzim me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet.
Licencim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit
Kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar.
Skualifikimet e padrejta të kompanive
Regjistrim offshore i kompanive fituese
Propozime të pakërkuara kundër interesit publik.