Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh që i ka ardhur nga një qytetare, e cila i tregon se prej 6 muajsh nuk ka mundur të këtë asnjë kontakt me bashkëshortin e saj. Në postimin e bërë në Facebook, Berisha shkruan: Babai i tre fëmijëve i zhdukur prej 6 muajve, narkopolicia në gjumë!
POSTIMI I PLOTË:
“Jam nje qytetare e Bulqizes nuk kam kontakte me bashkeshortin e femijeve nga 6 muaj dhe skam len vend pa u ankuar. Policia e qytetit te Bulqizes me kan kthyer pergjigje negative dhe nuk me japun asnje arysetim perkundrazi me kan dhen dokumenta absolutisht tjera per te firmosur.
Dhe un nga emocionimi edhe hallet e medhaja qe kam mbi supe sepse kam 3 femije edhe kam njerin femije me ftesi te kufiazuara skam asnje te ardhur familjare
Nuk kam asnje kontakt me bashkshortin tim babain e tre femijeve te cilet po i rris me teper pa buk”, thuhet në mesazhin që i ka ardhur ish-kryeministrit.