14- vjecari Valentin Carkaj, i gjetur i pajete ne nje kanal ne fshatin Hot i Ri te Shkodres, nuk eshte mbytur ne uje sic eshte versioni zyrtar i shperndare edhe nga policia. Dyshimi eshte hedhur nga nena e te miturit, Jetmira Carkaj ne nje prononcim te dhene per ShkodraWeb diten e sotme (e shtune). Duke mbajtur prane vetes femijen tjeter, Jetmira thote se Valentini eshte gjetur me shenja dhune ne trup. Ajo thote se vendi ku eshte gjetur i vdekur vogelushi, eshte e pamundur te jete sjelle nga rrymat e lumit Kir. Ne kemi bere disa vezhgime privatisht dhe ne vendin ku eshte gjetur Valentini, nuk ka asnje mundesi te kaloje nje trup njeriu sepse ka nje rrjete qe pengon kalimin. Vec kesaj, djali eshte gjetur po rripin e pantallonave qe dikush mund t’ja kete hequr. Djali dyshojme se pasi eshte vrare, eshte hedhur ne kanalin ku eshte gjetur nga policia. “Dyshoj se djalin tim ma kane vrare. Une do te bej cdo gje qe eshte e mundur qe ta zbardh te verteten”, mbyll rrefimin e saj Jetmira Carkaj, nena e Valentinit 14- vjecar qe u gjet i pajete ne nje kanal ne fshatin Hot i Ri ne Shkoder. /ShkodraWeb/