Dashi
Hëna në shenjë nuk është aleatja juaj për sot. Do të keni një ditë pa rezultate dhe do të jeni nervozë gjatë gjithë kohës. Mos përkeqësoni gjendjen duke u grindur me të gjithë.
Demi
Sot do të kërkoni shumë vëmendje dhe nëse nuk merrni atë që dëshironi do të bëheni viktimë e xhelozive absurde. Mundohuni të kujtoni ditët e bukura që keni kaluar dhe do t’ju kthehet humori i mirë.
Binjaket
Sot është dita e duhur për të bërë një punë të vështirë sepse yjet do t’ju japin përqendrimin e duhur. Mos dëgjoni thashethemet, Marsi ju ndihmon në raportet me të tjerët.
Gaforrja
Sot do të jeni shumë melankolikë pa pasur motiv. Jo gjithmonë temperamenti juaj do të pranohet nga partneri. Do të pëlqenit, të paktën për sot, të rrini vetëm.
Luani
Një risi e rëndësishme në fushën profesionale do t’ju gëzojë shumë. Edhe pse dashuria është larg për ju, do të jeni gjatë ditës në humor të mirë, falë shoqërisë së miqve.
Virgjeresha
Mos tregoni modesti të rreme përballë mirënjohjes së meritave tuaja, sepse nuk do ta besonte askush. Mbrëmja e sotme do të jetë shumë e këndshme për ju.
Peshorja
Duhet të bëni shumë kujdes me shpenzimet, edhe për gjërat e domosdoshme. Parashikohen vështirësi financiare. Megjithatë kjo nuk është arsye e fortë për të lënë partnerin pas dore.
Akrepi
Sot do të jeni shumë kontradiktorë; doni të dilni të takoni njerëz por dhe të qëndroni vetëm. Partneri do të dijë t’jua plotësojë dëshirat. Përputhje e shkëlqyer mendore dhe fizike. Urime!
Shigjetari
Falë Hënës në shenjë, sot do të ndjeheni alegro. Tregohuni pozitivë, shikoni përpara dhe evitoni misteret e tepërta. Kjo mund të sjellë probleme me partnerin tuaj.
Bricjapi
Kini kujdes nga ndryshimi i humorit sepse mund të prishë ditën tuaj dhe të personave që ju rrethojnë. Mjaft insistuat që të keni gjithmonë të drejtë, dëgjoni edhe opinionin e të tjerëve.
Ujori
Do të gjeni kohën për gjithçka dhe shumë prej jush do të përfshihen në një aventurë të këndshme. Mos ja fshihni ndjenjat tuaja personit që prej kohësh ju ka bërë të humbni qetësinë.
Peshqit
Pas disa kohësh më në fund po gjeni qetësinë e duhur. Këtë do e kuptojë edhe partneri juaj, i cili bën gjithçka për t’ju kënaqur. Shijojini këto momente.