Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi ku një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale. Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana. Bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.