Me lancimin zyrtar që po afrohet shpejt, gjithmonë është ditur se ishte vetëm një çështje kohe para se të shihnim Samsung Galaxy Note 8 në një faqe e cila bën krahasimin e pajisjeve të reja mobile. Dhe sot kjo është pikërisht ajo që ndodhi. Një prototip i fabletit Galaxy Note 8 është vënë nëpër pragjet e Geekbench, dhe kjo ka rezultuar në konfirmimin e disa specifika që janë përfolur shpesh rreth fabletit të ri të shumë-pritur të Samsung.
Pajisja për të cilën ne po flasim këtu është ajo me numrin e modelit SM-N950F, e cila do të jetë e destinuar për Evropën dhe tregjet e tjera globale, shkruan telegrafi. Fableti krenohet me 6GB RAM, prandaj është shumë më e vlefshme sepse do të jetë pajisja e parë e Samsung për të arritur këtë kapacitet. Është mundësuar nga procesori Exynos 8895, i njëjti brenda versionit të ngjashëm SM-G950F të Galaxy S8.
Protipi i Note 8 funksionon me Android 7.1.1 Nougat, dhe ne presim që fableti i finalizuar të fillojnë të kenë atë version të OS.
Sipas spekulimeve të mëparshme, Note 8 duhet të ketë një ekran 6,3” në 18,5: 9 Super AMOLED Infinity Display, stilolaps S Pen natyrisht, dhe një bateri 3,300 mAh. Një sistem i dyfishtë i kamerës 12 MP do të jetë në anën e pasme, duke bërë të mundur zmadhimin.