Eshte data 15 tetor dhe mesuesit e shkollave te Shkodres akoma nuk kane marre rrogen e muajit paraardhes. Lajmi eshte bere i ditur nga vete mesuesit, te cilet kane shprehur shqetesimin edhe ne rrjetet sociale. Arsimtaret nuk dine ke te fajesojne, Ministrine e Arsimit apo Banken Raiffeisen ku ata kane llogarite bankare. Rrogat duhet te kishin dale maksimumi me date 10 tetor, por kur kane kaluar 5 dite, mesuesit nuk kane marre aloma pagesen.
Ne dijeni te problemit, eshte edhe drejtori i DAR Shkoder, Kadri Ymeri. Sipas kryetarit te Sindikates se Pavarur te Arsimit Shkoder Arjan Peraj, Ymeri eshte justifikuar duke thene se vonesa lidhet me problemet e fillimvitit te ri shkollor. Gjithmone sipas asaj qe deklaron kryesindikalisti, drejtori Ymeri ka siguruar se rrogat do te paguhen te henen, pra sot.
Fakti eshte se deri ne keto momente, arsimtaret e Shkodres akoma nuk e kane ne bankomat rrogen e tyre. Ky eshte me shume se skandal ne fakt sepse ka te beje me mireqenien e jetesen e mesuesve, atyre qe ky vend u ka besuar te ardhmen permes edukimit te femijeve tane. Kur nuk vleresojme e respektojme mesuesit, pak shprese mbetet ne kete vend. /ShkodraWeb/
P.S. Fatmiresisht akoma nuk ka hyre ne fuqi rregull/ligji per shpifjen, sepse edhe statuset e mesuesve ne Facebook do te quheshin shpifje nga ministrja Nikolli apo drejtori Ymeri.