Një 22 vjeçar në Jemen u ekzekutua në publik pasi akuzohej se kishte përdhunuar dhe më pas vrarë një vajzë katërvjeçare. Hussein al-Saket u qëllua pesë herë në shpinë me një automatik AK 47 në një shesh publik në Sanaa. Më pas trupin e 22 vjeçarit e varën në një vinç para turmës së njerëzve që ishte mbledhur për të parë vrasjen e pedofilit. Kjo është ekzekutimi i dytë i tillë që ndodh në Jemen, pasi pak kohë më parë u ekzekutua në publik dhe një burrë tjetër që kishte përdhunuar një vajzë të mitur. /BALKANWEB/