Ish kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin e një qytetari që ankohet për çmimin e lartë të naftës në vend. Shqipëria kryeson listën e vendeve me çmimet më të larta të hidrokarbureve në rajon e Europë, edhe pse është vend që prodhon naftë dhe ka rezerva të konsiderueshme. Në Francë kanë shpërthyer protestat masive pas vendimit për rritjen e çmimit të naftës me disa cent.
Postimi i plotë i Berishës:
Denoncohet çmimi stratosferik i naftes ne Shqiperi! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni foton e tij mbi çmimin e naftes ne France. sb
pershendetje doktor shiko sa eshte cmimi karbouratit ketu ne France dhe ugrit populli ne kembe kurse tek ne:::: Francë, çmimi i naftës 1.48 euro. Rroga mesatare 2250 euro. Paralizohet i gjithë vendi nga protestat. Ne Shqiperi , çmimi i naftës 1.8 euro. Rroga mesatare 310 euro.
Heshtje!
Secili popull ka qeverinë që meriton! Vetëm qeverija e Shqiperise ka popullin që meriton!