Tiroidja, një gjëndër në formë fluturash në qafë, mund të ketë një ndikim dramatik në një shumëllojshmëri të madhe të funksioneve trupore. Nëse jeni një grua mbi 35 vjeç, shanset tuaja për një çrregullim të tiroides janë të larta, më shumë se 30%.
Të paktën 30 milionë amerikanë kanë një çrregullim të gjëndrës dhe gjysma, 15 milionë prej tyre, janë të sëmurë të heshtur, të cilët nuk janë diagnostikuar. Të dhënat janë bërë publike nga Shoqata Amerikane e Endokrinologëve. Gjëndra tiroide prodhon hormonin e tiroides (TH), i cili rregullon, ndër të tjera temperaturën e trupit tuaj, metabolizmin dhe rrahjet e zemrës.
Gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq kur tiroidja juaj është nën ose mbi aktive. Nëse është e ngadaltë, prodhon shumë pak TH. Por çfarë e shkakton këtë? Mund të jetë gjenetika, një sulm autoimun, shtatzënia, stresi, mangësi ushqyese ose toksina në mjedis, por ekspertët nuk janë krejtësisht të sigurt. Diagnostikimi i një çrregullimi mund të jetë sfidues. Më poshtë janë disa nga shenjat që nuk duhen nënvlerësuar.
Jeni të lodhur– Ndjenja e lodhjes dhe mungesa e energjisë janë çështje që lidhen me shumë kushte, por ato janë të lidhura fort me hipotiroidizimin, një çrregullim që është rezultat i prodhimit të në nivel të ulët të hormonit të tiroides. Nëse jeni ende të lodhur në mëngjes ose gjatë gjithë ditës pas një gjumi të plotë të natës, kjo është një shenjë se tiroidja juaj mund të jetë joaktive.
Të mërzitur gjithë kohës– Ndjenja e pazakontë e mërzitjes ose depresioni, gjithashtu mund të jetë simptomë e hipotiroidizimit. Por pse ndodh kjo? Është menduar se prodhimi i hormonit tiroide më pak nga sa është normale, mund të ketë një ndikim në nivelet e serotoninës, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në tru, duke ju bërë që të ndiheni keq. Ankthi dhe “ndjenja e lodhjes” lidhen po ashtu me hipertiroidizimin.
Oreks-Jeni të uritur gjatë gjithë kohës. Edkjo ndjesi është shenjë që lidhet me hipotiroidizimin. Por kjo nuk lidhet me shtimin në peshë, pra nuk çon në marrjen e kileve të tepërta.
Konfuzion– Sigurisht, kjo ndjesi mund të shkaktohet nga privimi i gjumit ose plakja, por funksionimi kognitiv mund të marrë një goditje edhe kur tiroidja nuk funksionon siç duhet. Hipertiroidizimi mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim, ndërsa hipotiroidizimi mund të shkaktojë harresë, pra vështirësi në të kujtuar.