Drejtoria Vendore e Policise Elbasan njofton: Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.
Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në Lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij. Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.
Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale. /ShkodraWeb/