Rikualifikimi urban i bllokut të pallateve në Buzlevardin “Zogu I” në qytetin e Shkodrës është drejt përfundimit të plotë. Sot po punohet për taperin, siç quhet në gjuhën teknike shtresa e fundit e asfaltit.
Ndërhyrja e realizuar është e plotë, siç ndodh perj 3 vitesh në çdo vepër të Bashkisë së Shkodrës. Projekti parashikonte kanalizimet e ujrave të bardha- KUB, ujrave të zeza- KUZ, rrjetin e ujësjellësit, linjat e fibrave optike, asfaltimin, sinjalistikën rrugore dhe ndriçimin.
Banorët shprehen mjaft të kënaqur, pasi në këtë bllok pallatesh nuk është ndërhyrë prej rreth 30 vitesh. Investimi i Bashkisë Shkodër arrin vlerën e 130 milion lekëve dhe është një tjetër premtim i mbajtur.