Një shtetas ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila nuk jep shumë detaje. Sipas uniformave blu, shtetasi 64- vjeçar është nga Shënkolli, ndërsa nuk ka informacion për rrethanat e ngjarjes. Megjithatë, materialet janë referuar në prokurori.
“Më datë 02.12.2018, rreth orës 02:00, në spital ka vdekur shtetasi Gj.F., vjeç 64, banues në Shënkoll, i shtruar më datë 26.11.2018. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.”, thuhet në komunikatën e policisë.