Bashkia Shkodër ka përgatitur draft- buxhetin për vitin 2018, i cili u është shpërndarë edhe këshilltarëve bashkiakë. Ndërkohë, sot është paralajmëruar një dëgjesë publike për draftin, ku janë të ftuar jo vetëm këshilltarët bashkiakë, por edhe grupet e interesit dhe qytetarët e ndryshëm. Dëgjesa do të organizohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak dhe njofdtimi është bërë publik për një pjesëmarrje sa më të gjërë.
Edhe në mbledhjen e para dy ditëve, kryetari i Këshillit Bashkiak Xhemal Bushati ftoi jo vetëm këshilltarët por edhe qytetarët të japin opinionet e tyre për dokumentin më të rëndësishëm për zhvillimin e territorit. Administrata bashkiake do ti përgjigjet pyetjeve që mund të vijnë nga këshilltarët dhe qytetarët e pranishëm, ndërsa draft- buxheti do të marrë formën përfundimtare të tij pikërisht pas kësaj dëgjese. Gjithmonë, nëse do të ketë objeksione nga dëgjesa.
Mbledhja nis në orën 11.00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit.