Studentët e disa prej fakulteteve në Tiranë dhe Durrës, siç kishin paralajmëruar kanë nisur edhe sot protestën kundër vendimit të qeverisë, që i detyron ata të paguajnë për provimet e bartura.
Nga fakulteti i Mjekësisë, Shkencat e Natyrës, Inxhinieria e Ndërtimi, Fakulteti Fizikës, Juriduku, Ekonomiku dhe Gjuhët e Huaja, janë grumbulluar sot pranë godinave ku ata bëjnë mësim për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
Mbrëmë më anë të një letre Këshillat Studentor të Fakultete, i janë drejtuar ministres Lindita Nikolla, ku kanë bërë të qarta kërkesat e tyre.