27.752.105.000 leke parashikohet te jete buxheti i Bashkise Shkoder per vitin 2019. Shifra u be publike gjate degjeses publike te organizuar sot ne sallen e Keshillit Bashkiak.
Ne hapje, kryebashkiakja Voltana Ademi ka bere nje prezantim te shkurter te draft- buxhetit. Sipas zerave te buxhetit, 12% e tij ose 3.197.200.000 leke do te shkojnebper investime. Nderkohe, 23% shkojne per shpenzime operative, 25% per pagat dhe 40% e buxhetit perbehet nga transfertat.
Lidhur me te ardhurat, jane 5 lagjet e qyetit ato qe derdhin rreth 80% te te ardhurave totale ne buxhetin e Bashkise Shkoder, ndersa vetem Velipoja afrohet me 13% te totalit.
Ne vazhdim qytetaret e pranishem ne kete degjese, kane bere pyetje e diskutime lidhur me draft- buxhetin, i cili pritet te miratohet ne Keshillin Bashkiak rreth dates 20 dhjetor 2018.