Studentët e Universoitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kishin njoftuar protestë për tarifat e shkollit për ditën e nesërme, të premten. Mesa duket ata kanë ndrzshuar medje dha para pak minutave, disa dhjetra janë tubuar para ndërtesës së Rektoratit. Protesta e tyre është solidarizim edhe me studentët që sot, për ditën e dytë, kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Studentët e Shkodrës nisën protestën, duke vënë në shënjestër rektorin Adem Bekteshi. Sipas tyre, ai i ka imntimiduar dhe mafdje kërcënuar nëse do të hynin në protestë.
Më herët, një antare e Këshillit Studentor bëri publike dorëheqjen e saj. Pak më vonë, në një video Melisa Braci akuzoi rektorin Bekteshi për intimidim të studentëve. Kaq duket se ka mjaftuar që studentët të mos presin ditën e premte, por e kanë filluar sot protestën për tarifat e larta shkollore. Ndërkohë, ministrja e Arsimit NIkolli ka thirrur një mbledhje urgjente në Tiranë me rektorët dhe dekanët e universiteteve për të diskutuar mbi situatën. /ShkodraWeb/